Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, politologu Adri Nurellari komentoi zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas tij, figurat aktuale të PS-së nuk kanë peshën politike të atyre që dikur përfaqësonin këtë forcë politike. Ai tha se PS-ja ka nevojë për një proces reflektimi dhe vetëpastrimi pas gati 14 vitesh në pushtet.
“Partia Socialiste, që ka qenë etalon i pluralizmit politik në Shqipëri, ka pasur elemente të spikatura, debate të brendshme. Jo vetëm që e dëshmoi KPD-ja, por ka pasur figura dhe personazhe publikë të njohur që kanë bërë betejat e tyre. Ndërkohë, është krijuar kjo situatë ku, në njëfarë mënyre, Rama ka një problem të madh, sepse po të ndryshojë njerëzit, askush nuk e merr seriozisht dhe askush nuk beson mirëfilli se po bëhet një ndryshim real. Figurat përreth janë aq periferike dhe aq pa peshë, sa gati-gati duken si gurë shahu që mund të ndryshohen dita-ditës. Ne nuk ua dimë emrat e as titujt dhe as nuk marrim mundimin t’i mësojmë, sepse kryeministri i ndryshon kur të dojë, por edhe nuk kanë peshë. Partia Socialiste, e cila ka një rol dominant dhe prej pothuajse 14 vitesh është në pushtet, nuk bën asnjë përpjekje, sado të vogël, për t’u riformatuar dhe ndryshuar. Për mendimin tim, duhet një vetëpastrim. Pas kaq shumë vitesh në pushtet, duhej të kishte një reflektim dhe një bilanc. Këtë e kanë bërë de facto vetë dy nismat që foli kryeministri: prania besnike dhe i dërguari i partisë janë një peshqesh i hedhur në ring, një flamur i bardhë i ngritur për të treguar dështimin e qeverisë dhe të PS-së në administratën publike. Çfarë bën kryeministri? E pranon disfatën, pranon falimentimin e administratës publike dhe thotë: administrata nuk ju bën dot derman, unë nuk e ndryshoj dot, por shkoni tek i dërguari i partisë se partia jua zgjidh punën, ose hajdeni direkt tek unë, siç e bënte sulltani i Portës së Lartë dikur. Vetëm se nuk kemi Portën e Lartë, kemi portalin e lartë të Kryeministrit, ku ju thotë: hajdeni tek unë, se unë i bëj presion administratës për problemin tuaj. Do të shpresoja që Asambleja e një partie normale evropiane të kishte elemente reflektimi”, tha Nurellari.
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE
“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë
- 21:07 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE
- 20:04 “Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
- 19:48 Maran dhe Asllani në prag të sfidës me Bjellorusinë: Nuk bëjmë llogari, objektivi është fitorja
- 19:32 “Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë
- 19:05 Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person
- 18:55 Kosova ndalet në barazim pa gola ndaj Izraelit, komplikon objektivin për ngjitjen në Ligën A