Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa tha se fokusi i saj ishte nisja e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar Raportit të Zgjerimit të BE-së, Rama citoi rekomandimin për nisjen e përgatitjeve, ndërsa theksoi se asnjë “furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash” nuk duhet ta shpërqendrojë PS-në nga misioni historik i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqendrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj.
9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç”, shkruan Rama.
“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike
Hita në Itali, strategji e përbashkët me Antimafian për goditjen e grupeve kriminale shqiptaro-italiane
- 20:04 “Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
- 19:48 Maran dhe Asllani në prag të sfidës me Bjellorusinë: Nuk bëjmë llogari, objektivi është fitorja
- 19:32 “Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë
- 19:05 Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person
- 18:55 Kosova ndalet në barazim pa gola ndaj Izraelit, komplikon objektivin për ngjitjen në Ligën A
- 18:08 Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)