Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga Tirana nis fitorja e PS-së drejt objektivit “Shqipëria 2030” në BE
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, duke u shprehur se do të vijojë punën në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit.
Koçiu e cilësoi Tiranën si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030”.
“Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë. Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë. Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialis të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt ‘#SHQIPËRIA2030′”, shkruan Koçiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




