Çfarë po synon presidenti amerikan? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, thellohet çështja deri në Gjykatën e Lartë Raketa më e fuqishme në botë, Starship e kompanisë SpaceX të Elon Musk, ka arritur të hyjë në orbitën e Tokës gjatë fluturimit të saj të 15-të provë, por misioni nuk ka shkuar plotësisht sipas planit.
Raketa 124 metra e gjatë u lëshua nga baza hapësinore në Teksasin jugor, ndërsa pak minuta pas nisjes, një problem teknik detyroi kompaninë të anulonte rikuperimin e përshpejtuesit Super Heavy.
Në vend që të kapej nga krahët mekanikë të platformës së lëshimit, përshpejtuesi përfundoi në Gjirin e Meksikës, ku gjatë rënies u shfaq një shpërthim i madh zjarri. SpaceX njoftoi se ende nuk dihen shkaqet që penguan rikuperimin. Ndërkohë, anija Starship arriti me sukses orbitën e Tokës dhe pritet të kryejë 14 rrotullime rreth planetit përpara kthimit të planifikuar të shtunën.
Gjatë misionit, ajo lëshoi në hapësirë edhe 26 satelitë të rrjetit Starlink. Objektivi kryesor i SpaceX mbetet krijimi i një sistemi raketor plotësisht të ripërdorshëm, që do të ulte ndjeshëm kostot e udhëtimeve hapësinore. NASA synon ta përdorë Starship për zbarkimin e astronautëve në Hënë, në kuadër të programit Artemis, ndërsa Elon Musk planifikon që në të ardhmen kjo anije të transportojë njerëz edhe drejt Marsit.
Sfida e radhës është rikthimi dhe kapja e Starship në platformën e lëshimit, një manovër jashtëzakonisht e vështirë për shkak të shpejtësisë dhe temperaturave ekstreme gjatë hyrjes në atmosferë.
Top Channel