Studenti i pari edhe pa luajtur, Tirana humbet në Korçë, fitojnë Partizani dhe Erzeni

14 Nëntor 2026
19:26
Telesport
back button

Eshtë mbyllur faza e parë e Superligës në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të kampionatit. Studenti, që ishte pushim, e mbyll në vendin e parë edhe pse nuk zbriti në fushë.

Fiton skuadra kampione e Partizanit, që mundi 3-1 Vllazninë (25-22, 25-27, 25-20, 25-16). Ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, me të dyja ekipet që dueluan fort, por në fund kryeqytetasi bënë diferencën.

Zhgënjen Tirana, që luan dobët në Korcë dhe humbet 3-0 ndaj Skënderbeut vendës, që e dominoi ndeshje dhe meritoi fitoren (26-24, 25-19, 25-17). Vetëm seti i parë pati rivalitet, pasi më tej gjithcka ishte në duart e Skënderbeut.

Në Elbasan, skuadra vendase u mund 3-2 nga Erzeni (25-23, 25-22, 17-25, 18-25, 18-20), pas një ndeshje maratonë dhe me shumë emocione. Për shijakasit, kjo është fitorja e parë në kampionat, ndërsa Elbasani mori pikën e parë.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Partizani – Vllaznia, 3-1

Skënderbeu – Tirana, 3-0

Elbasani – Erzeni, 2-3

Studenti (pushim)

Renditja: Studenti 17 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Partizani 11 pikë, Tirana 10 pikë, Vllaznia 9 pikë,  Erzeni 3 pikë, Elbasani 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit