Një rast i raportuar nga mediat italiane ka rikthyer vëmendjen te ndërhyrjet dentare në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një grua që ka zgjedhur Shqipërinë për trajtime dentare me kosto më të ulët ka marrë vëmendjen e mediave italiane. Ajo ka rrëfyer për ‘La Repubblica’ përvojën e saj pas një ndërhyrjeje në Tiranë, gjatë së cilës pretendon se i janë hequr 26 dhëmbë brenda gjashtë orësh.
Në artikull, pacientja tregon se pas ndërhyrjes ka mbetur me probleme serioze, duke hasur vështirësi edhe për të ngrënë normalisht.
Ajo ka ngritur shqetësime edhe për protezat e vendosura, të cilat sipas saj, ishin shumë të mëdha për gojën dhe u desh të përshtateshin gjatë procedurës.
“Më vendosën dhëmbë që ishin shumë të mëdhenj për gojën dhe iu desh t’i ngulnin me çekiç. Ishte torturë”, rrëfen pacientja.
Rasti është bërë pjesë e diskutimit në mediat italiane mbi turizmin dentar dhe trajtimet me kosto të ulët në Shqipëri, ku shumë pacientë nga Italia dhe vende të tjera evropiane udhëtojnë për të përfituar shërbime stomatologjike me çmime më të favorshme.












