Disa të rinj tentojnë të shkatërrojnë derën e Kryesisë së Kuvendit, e godasin me hekur

14/11/2026 19:04

Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë derën e Kryesisë së Kuvendit, duke e goditur atë me shufër hekuri, gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të institucionit, ku situata është tensionuar ndërsa protestuesit janë afruar pranë godinës.

Sipas informacionit të raportuar, të rinjtë kanë përdorur sende metalike për të goditur derën, në një përpjekje për ta hapur atë.

LIVE/ Protesta e thirrur nga studentët, pas marshimit dhe shkatërrimeve në rrugët e Tiranës, protestuesit vendosen përpara Kryeministrisë

Top Channel