Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës

    Insajderi
    14 November 2026 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Microsoft ka njoftuar rikthimin e plotë të të gjitha shërbimeve të saj pas një ndërprerjeje të madhe informatike që shkaktoi probleme në më shumë se 70 vende të botës. Kompania bëri të ditur se kishte përfunduar ndërhyrjet teknike për zgjidhjen e defektit, duke garantuar funksionimin normal të platformave Outlook, Teams dhe Copilot.

    Problemet nisën mbrëmjen e së enjtes dhe prekën miliona përdorues, institucione publike dhe kompani në sektorë të ndryshëm.

    Ndër të prekurit ishin edhe linjat ajrore Air India dhe IndiGo, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor britanik, si dhe administrata lokale, gjykata, universitete dhe media në Holandë.

    Sipas raportimeve, ndërprerja nuk lidhej me një sulm kibernetik, ndërsa Microsoft konfirmoi se shërbimet tashmë janë rikthyer në funksion të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark