Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Brazili mposhtet nga Japonia, Ancelotti shpërthen ndaj arbitrit: Nuk kishte eksperiencën e duhur

    Rama për aludimet se Balluku e mban peng: Askush nuk më shantazhon, ministrat i zgjedh vetë

    Tritol makinës së punonjëses së Bashkisë Elbasan, shkon në tre numri i të arrestuarve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Brazili mposhtet nga Japonia, Ancelotti shpërthen ndaj arbitrit: Nuk kishte eksperiencën e duhur
    Kryesore

    Brazili mposhtet nga Japonia, Ancelotti shpërthen ndaj arbitrit: Nuk kishte eksperiencën e duhur

    November 14, 2026

    Brazili përjetoi një ditë të vështirë në Singapor, ku u mposht nga Japonia me rezultatin 3-2, në miqësoren e radhës. Skuadra aziatike, në njëfarë mënyre, mori revanshin për humbjen ndaj Seleçaos në Botërorin e kësaj vere.

    Pasi u gjend në disavantazhin e dyfishtë 2-0, pas golave të Kubo dhe Nakamura, Brazili arriti të barazojë shifrat në 2-2 falë dy golave të Vinicius Junior. Megjithatë, në minutat shtesë, Japonia shënoi golin e fitores me Sakamoton.

    Goli vendimtar shkaktoi protesta nga stoli brazilian, pasi përfaqësuesit e skuadrës pretenduan se aksioni nisi pas një faulli. Disa prej tyre hynë në fushë për të kundërshtuar vendimin e arbitrit. Si pasojë, trajneri Carlo Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me karton të kuq.

    Pas ndeshjes, trajneri italian nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrit Jansen Foo, duke vënë në pikëpyetje përvojën e tij për të drejtuar një takim të këtij niveli.

    “Rezultati padyshim u kushtëzua nga arbitri, që nuk diti të gjykojë ndeshjen, por nuk është as faji i tij. Ishte një ndeshje e nivelit të lartë dhe unë mendoj se ai nuk kishte eksperiencën e duhur për të arbitruar ndeshje të tilla. Kartoni i kuq? Më ndëshkoi sepse tha se nuk isha në gjendje të kontrolloja stolin, duke qenë se futbollistët hynë në fushë”, u shpreh Ancelotti.

    Brazil sport
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Brazili mposhtet nga Japonia, Ancelotti shpërthen ndaj arbitrit: Nuk kishte eksperiencën e duhur

    November 14, 2026

    Rama për aludimet se Balluku e mban peng: Askush nuk më shantazhon, ministrat i zgjedh vetë

    November 14, 2026

    Tritol makinës së punonjëses së Bashkisë Elbasan, shkon në tre numri i të arrestuarve

    November 14, 2026

    Protesta e studentëve zhvendoset drejt Zogut të Zi, bllokohet qarkullimi dhe u vihet flaka koshave

    November 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.