E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Video · Showbiz

“Jeta pas Ferma VIP”, DJ Bujaka surprizohet në “Takohemi n’Vizion” nga familja, premtimi që u dha publikisht

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion” në Vizion Plus, DJ Bujaka, me emrin e vërtetë Bujar Avazi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, pas eksperiencës në “Ferma VIP”. Në bisedën me moderatoren Fjodora Fjora, ai tregoi se pjesëmarrja në reality show i ka dhënë mundësinë të shfaqë më shumë nga karakteri i tij dhe të fitojë mbështetjen e publikut. “Unë nuk kam hyrë aty për të fituar Fermën. Publikun e kam çmimin tim aty dhe ajo është bekim për mua”, u shpreh Bujaka.

Artisti foli edhe për jetën larg kamerave, duke zbuluar se rutina e tij është e lidhur ngushtë me familjen dhe muzikën. Ai ka tre fëmijë, të cilët së bashku me bashkëshorten Eni i shoqëron dhe i merr nga shkolla, ndërsa orët e natës i kalon në studio duke punuar për projekte të reja. Bujaka tregoi gjithashtu se përpiqet të ruajë thjeshtësinë pavarësisht famës, duke theksuar: “Kam qejf të dhuroj dashuri, sepse mendoj se thjeshtësia dhe dashuria janë gjërat kryesore në jetë që duhet t’i dhurojmë”.

Një nga momentet më të veçanta të emisionit ishte surpriza e përgatitur nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Përmes një videoje, ata i kujtuan Bujakës premtimin për t’i çuar në Disneyland, duke i vendosur edhe një afat prej dy muajsh për ta realizuar dëshirën e tyre. I pyetur për këtë premtim, DJ Bujaka tha se dëshiron t’ua plotësojë ëndrrën, megjithëse vetë preferon udhëtimet familjare në natyrë dhe në mal. “Është ëndërr e tyre dhe kemi qejf t’ua plotësojmë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, Bujaka foli edhe për marrëdhënien me bashkëshorten, duke treguar se Eni e mbështet vazhdimisht në rrugëtimin artistik, pavarësisht angazhimeve dhe orareve të vona të punës. Ai pranoi me humor se ajo është disi xheloze, sidomos për shkak të vajzave që performojnë në eventet ku ai është DJ. Ndërsa për eksperiencën në “Ferma VIP”, sqaroi se përplasja me Ilir Shaqirin i përket së kaluarës: “Për mua ka ndodhur ajo që ka ndodhur dhe nuk ia vlen as ta përmendim”.

Në fund, artisti zbuloi se për momentin dëshiron të përqendrohet te koncertet, muzika dhe projektet e reja, duke mos përjashtuar pjesëmarrjen në një tjetër reality show në të ardhmen

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.