Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pasi Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste e caktoi bashkëkryetare të PS-së në Tiranë, së bashku me Ervin Demon.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu falënderon kryeministrin Edi Rama dhe premtoi angazhim në çdo lagje dhe njësi administrative të kryeqytetit.
“Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste
Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë.
Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë.
Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt #SHQIPËRIA2030″, shkruan Koçiu.
Top Channel