Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca mbeten anëtarë të Partisë Socialiste pas diskutimeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e tyre solli debate mes anëtarëve dhe drejtuesve të partisë.
Pandeli Majko, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj shprehën kundërshtime ndaj largimit të dy socialistëve. Gazetari Ergyr Gjençaj, duke iu referuar burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, raportoi se Majko e kundërshtoi përjashtimin me argumentin se PS-ja nuk duhet të bëhet një parti që largon anëtarët e saj.
Të lidhura
None found
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti Erion Braçe, i cili, sipas raportimeve, u shpreh se përjashtimi nuk është mënyra si vepron partia. Fatmir Xhafaj kundërshtoi gjithashtu kërkesën e Ramës: ai kërkoi marrjen e masave ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, por jo përjashtimin e tyre nga Partia Socialiste.








