Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14 Nëntor 2026 | 17:02

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka bërë të ditur se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të PS-së, por do të vijojnë të mbeten anëtarë të partisë.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votim për përjashtimin e tyre, përmes një postimi në Facebook, Klosi ka sqaruar se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS-së.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit tim pas Asamblesë ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por, në një parti si PS-ja, ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia. Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër, parimisht, për përjashtimin, u shprehën lirisht dhe, në mbyllje, gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti, ndërsa të tjerat janë konsum mediatik që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm tani që u bë natë. Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj Asambleje”, shkruan Klosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Përmes një...
17:00 | 14/11/2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Rreth orës 17:00, të rinjtë janë grumbulluar...
16:59 | 14/11/2026

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

Pas qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut...
16:13 | 14/11/2026