Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim në rrugët e Tiranës.
Qarkullimi në Zogun e Zi u bllokua, teksa disa prej protestuesve hoqën kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.
Tashmë ata po marshojnë në rrugët e Tiranës, ku kanë bllokuar rrugën, dhe tani janë vendosur përpara Kryeministrisë.
Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.
Top Channel