Kosova ndalet në barazim pa gola ndaj Izraelit, dardanët marrin vetëm një pikë në Prishtinë
Kosova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfaqësuesja e drejtuar nga Franco Foda nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, pavarësisht se luante përpara tifozëve të saj dhe kërkonte një fitore të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit.
Në formacionin titullar të Kosovës u aktivizuan emra të rëndësishëm si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, por sulmi dardan nuk arriti të thyente mbrojtjen kundërshtare.
Me këtë rezultat, Kosova shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin B3, ndërsa Izraeli merr një pikë dhe shkon në kuotën e 3 pikëve.
Dardanët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në ndeshjen e fundit të grupit, ku do të përballen me Irlandën më 17 nëntor.




