Protesta e të rinjve kundër qeverisë është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi i protestuesve përgjatë Unazës së qytetit në drejtim te Tiranës së Re.
Si pasojë, akset rrugore në zonën e rrethrrotullimit dhe unazë janë bllokuar.
Një prej protestuesve, i intervistuar nga News24, ka mohuar përdorimin e dhunës nga ana e të rinjve, duke akuzuar policinë se është ajo që hedh gurë në drejtim të tyre.
“Ne nuk po përdorim asnjë forcë. Është policia ajo që merr gurë dhe na qëllon neve. Ne nuk kemi kryer asnjë akt dhune”, është shprehur protestuesi.
Marshimi vijon në zonën e Zogut të Zi, ndërsa qarkullimi në këtë nyje kryesore të kryeqytetit mbetet i bllokuar.m.k






