E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Iu besua posti i bashkëkryetares së PS-së në Tiranë, reagon Albana Koçiu

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, ku asaj iu besua posti i bashkëkryetares së PS-së në Tiranë.

Në reagimin e saj, Koçiu thekson se, së bashku me Ervin Demon dhe Ogerta Manastirliun, do të vijojnë punën në çdo lagje dhe do të takojnë çdo qytetar për një Tiranë Evropiane.

Postimi i Koçiut:

🇦🇱 Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste 🌹

Reklamë

Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë.

Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë.

Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist🌹të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt #SHQIPËRIA2030🇦🇱🌹🇪🇺

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.