Asambleja e PS nisi punimet paraditen e kësaj të shtune në Gjirin e Lalzit. Të parët mbërritën anëtarët e Asamblesë, deputetët, ministrat dhe në fund kryeministri Edi Rama.

Ajo që ra në sy ishte një episod teksa kreu i qeverisë i drejtohej sallës ku do të zhvillohej mbledhja.

Në momentin që hyri Rama, anëtarët e Asamblesë u ngritën në këmbë duke duartrokitur, ndërsa ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku u pa teksa fshihte duart. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një ftohje në raportet mes Ramës dhe ish/zëvendëses së tij, apo veprimi ishte momental nga ana e Ballukut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb