Erion Braçe, nuk e ka fshehur ambicien për të qenë ai kandidati i Tiranës, ku edhe në mbledhjen e Asamblesë, ka këmbëngulur në nevojën e një procesi politik që të përfshijë anëtarët e partisë në përzgjedhjen e kandidatit.

“Për Tiranën nuk kam kërkuar njoftim të forumeve që të jem unë kandidati. Kam kërkuar një proces politik nga nevoja e socialistëve që të përfshihen në një proces politik që i bën ata pjesë, që i dëgjon, që merr propozime e i bën pjesë të vendimmarrjes. Ndihen apo jo të braktisur? Sepse ata do e paguajnë më shumë opozitën. Kam kërkuar proces politik, po dëgjova këtu që nuk paska nevojë”, mësohet të ketë deklaruar Braçe në mbledhjen e Asamblesë.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali i shpëton përjashtimit nga partia (DEBATET)