Vendi
Protestuesit bllokojnë rrugën në “Zogun e Zi”, u vënë flakën koshave
Protesta e sotme në Tiranë ka nisur me bllokimin e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas me një marshim drejt zonës së Zogut të Zi.
Situata është tensionuar në këtë zonë, ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin kangjellat e trotuareve, ndërsa gjatë tubimit u është vënë flaka edhe disa koshave të mbeturinave.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë publike, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




