Protesta e thirrur nga studentët nisi fillimisht me bllokimin e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Zogut të Zi, duke bllokuar edhe qarkullimin në këtë zonë.
Në terren kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat përmes megafonit u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit janë angazhuar rreth 700 efektivë policie.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, ndërsa vijojnë marshimin dhe thirrjet e tyre.