Vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, e mbështetur edhe nga qytetarë.
Gjatë tubimit, një grup të rinjsh i kanë vënë zjarrin një koshi mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, është një prej sloganeve që po brohoritet në kor nga protestuesit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë në vend.
