Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 19-vjeçar me inicialet F. B.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori, shtetasi P. F., rreth 65 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

