Operacion antikorrupsion në Hungari, sekrestrohen mbi 20 milionë dollarë pas hetimeve ndaj një ish-ministri të Orban
Autoritetet hungareze sekuestruan rreth 20 milionë dollarë, një pjesë e të cilave ishte groposur në pyje ose fshehur në ferma, magazina dhe apartamente, si pjesë e një hetim për korrupsion ndaj Miklos Sesztak, një ish- ministër në qeverinë e djathtë të Viktor Orban.
Sesztak, i cili drejtoi Ministrinë e Zhvillimit nga viti 2014 deri në vitin 2018, i ka mohuar akuzat. Sipas Ministrisë hungareze të Financave, u deshën rreth tetë orë për të numëruar shumën, ku u angazhuan 12 punonjës të Thesarit të Shtetit. Sekuestrimi vjen në kuadër të në fushate të gjerë antikorrupsion të nisur nga kryeministri Peter Magyar, i cili mposhti nacionalistin Viktor Orban në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të tij në pushtet.
Magyar ka premtuar rivendosjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe hetimin e të dyshuarve për korrupsion gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij. Dy ish-ministra të qeverisë Orban dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore janë arrestuar gjithashtu në kuadër të hetimeve të veçanta për korrupsion, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.
Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar edhe vëllain e ish-kryeministrit në një çështje që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, të cilën Orban e ka cilësuar si hakmarrje politike. Kreu i qeverisë hungareze, Magyar e cilësoi zbulimin e parave si një dëshmi të fundit të asaj që ai e cilëson një sistem mafioz, të drejtuar nga partia Fidesz e Viktor Orbanit dhe aleatëve të saj kristiandemokratë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




