Kıyas Çetin, një mjeshtër 58-vjeçar nga Çorumi i Turqisë, ka tërhequr vëmendjen me modifikimin e një makine elektrike, të cilën e pajisi me panele diellore dhe sistem shtesë karikimi.

Sipas gazetës Milliyet, Çetin udhëtoi nga Muğla drejt vendlindjes së tij në Çorum, duke përshkuar, sipas deklarimit të tij, 1.100 kilometra për 10 ditë.

Ai shpjegoi se automjeti kishte gjashtë bateri 72 volt në total dhe se instalimi i gjashtë karikuesve të veçantë i mundësoi të ulte kohën e karikimit nga gjashtë në një orë. Shpejtësinë maksimale e rriti nga 23 në rreth 70 km/orë.

Sot automjeti përdoret nga vajza e tij, ndërsa 58-vjeçari po punon për ndërtimin e një modeli të ri. Çetin paralajmëroi gjithashtu se ndërhyrjet në programin elektronik për të tejkaluar kufijtë e shpejtësisë mund të rrezikojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e automjeteve.