Leclerc ‘bastard i vogël dhe i pabesë’/ Gazetari anglez përjashtohet nga paddock i Formula 1 Pas valës së entuziazmit dhe suksesit të Kombëtares sonë të futbollit në tokën finlandeze pak ditë më parë, Shqipëria ka “pushtuar” sërish Finlandën, këtë herë në pistat e akullta të Kupës së Botës në ski!
Talenti i jashtëzakonshëm kuqezi, Lara Colturi, ka firmosur një tjetër faqe historike të sportit shqiptar. Pas një paraqitjeje fantastike që e renditi në vendin e dytë në garën e sotme me kohën totale 1:53.05 (vetëm +0.43 sekonda larg vendit të parë të fituar nga gjermanja Emma Aicher dhe e ndjekur nga Katharina Truppe në vendin e tretë), Lara ka bërë goditjen e madhe në renditje.
Me 80 pikët e marra sot, ajo ngjitet zyrtarisht në kreun e klasifikimit të përgjithshëm (Overall) të Kupës së Botës me 160 pikë gjithsej, duke ndarë majën e botës dhe duke lënë pas rivale të fuqishme globale.
Statistikat e Garës së Sotme (Top 3):
Emma Aicher (GER) – 1:52.62
Lara Colturi (ALB) – 1:53.05
Katharina Truppe (AUT) – 1:53.12
Klasifikimi i Përgjithshëm (Overall – Top 3):
Lara Colturi (ALB) – 160 pikë
Emma Aicher (GER) – 160 pikë
Paula Moltzan (USA) – 100 pikë
Top Channel