VIDEO/ Berisha: Elisa Spiropali nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por më mirë vonë se kurrë

13:14, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, kryedemokrati Sali Berisha është përgjigjur interesit të tyre, për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, vendim i marrë sot nga Edi Rama në asamblenë kombëtare.

Ana Ziu: Rama ka kërkuar votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS. Keni ndonjë koment?

Sali Berisha: Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë.

Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco