Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama propozon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia



Një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit është raportuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.

Sipas burimeve, pas fjalës së Spiropalit, në të cilën ajo ka adresuar kritika ndaj Ramës dhe mënyrës së drejtimit të partisë dhe qeverisjes, kryetari i PS-së ka propozuar përjashtimin e saj nga partia.

Po sipas këtij raportimi, Rama ka propozuar gjithashtu marrjen e një mase ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Deri më tani nuk ka informacion nëse propozimet janë miratuar nga Asambleja.