Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14 Nëntor 2026 | 12:51

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndrecës, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Sipas informacioneve të raportuara nga mbledhja, Rama ka kërkuar që përjashtimi i Ndrecës të hidhet në votim. Ky i fundit nuk është i pranishëm në Asamblenë e socialistëve.

Kërkesa vjen pasi, gjatë të njëjtës mbledhje, kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia.

Ndërkohë, në diskutimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Rama mësohet të jetë shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Diskutimet zhvillohen në një Asamble të shoqëruar me dyer të mbyllura, pasi kryeministri kërkoi ndërprerjen e transmetimit publik dhe fikjen e telefonave celularë nga të pranishmit.

Në të njëjtën mbledhje, Rama është ndalur edhe te protestat e fundit, duke paralajmëruar një angazhim më të madh të socialistëve në terren dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit në vend, duke deklaruar se protestuesit kanë përdorur gurë dhe molotovë, ndërsa paralajmëroi...
12:33 | 14/11/2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia. Lajmi bëhet i...
12:23 | 14/11/2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për lirinë e medias në Shqipëri, duke pretenduar se zërat kundër qeverisë kanë hapësirë të gjerë në mediat...
12:15 | 14/11/2026