Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital pas një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër, me drejtues shtetasin A. F., rreth 45 vjeç.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.