Gjermani, zgjedhja e presidentit federal, një ish futbollist si kandidat i ekstremit të djathtë? Kur kanë kaluar 24 orë nga zyrtarizimi i Mauricio Pochettinos si trajner i Manchester United, filluan të vërshojnë opinionet e gazetarëve dhe ekspertëve në lidhje me teknikun e ri të Djajve të Kuq.
ketë një nisje të mirë të aventurës së tij të re në Premier League.
‘Besoj se do të kenë një fillim të kënaqshëm dhe do të bëjnë mirë për një periudhë kohe-tha Lineker për ‘Daily Mirror’.
Por për legjendën e futbollit anglez, qëndrimi i argjentinasit në pankinën e Manchester United nuk do të zgjasë shumë.
‘Besoj se Pochettino do të zhgënjehet me mënyrën sesi do të shkojnë gjërat dhe do të habitesha nëse ai do të qëndronte në klub për 18 muaj-vijoi Lineker-çdo herë është sikur përsëritet historia. Fajtori është gjithnjë trajneri dhe kjo duket. Dhe unë mendoj se problemet e vërteta shkojnë përtej trajnerit’.
Komentatori britanik beson se problemi i Manchester United është shumë më i madh se pankina.
‘Shiko disa prej emrave që kanë qenë në skuadër në 10 vitet e fundit, sa trajnerë kanë kaluar që pas largimit të Ferguson? 12? dhe të gjithë thonë që klubi është një katastrofë-vijon Lineker
Mauricio Pochettino mori drejtimin e një Manchester United që ka siguruar vetëm 1 fitore bë 10 ndeshje të Ligës angleze dhe që është në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Duke nisur nga 18 nëntori, argjentinasi do të nisë punën me skuadrën e tij të re me synimin për të përmbysur këtë situatë.
Top Channel