“Fakti që drejtësia godet edhe brenda PS-së, garanci për pavarësinë”, Rama në Asamble: Prandaj Shqipëria ka avancuar drejt BE-së Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn, duke deklaruar se ai dhe Partia Socialiste nuk bëjnë avokatinë e askujt që ka probleme me drejtësinë.
Rama theksoi se në rastin e Ballukut nuk ka bërë asnjë deklaratë në mbrojtje të saj, ndërsa përsëriti qëndrimin se paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, nuk mund të mbahet në paraburgim një kryetar i zgjedhur dhe njëkohësisht të argumentohet se ai nuk mund të zëvendësohet pasi vijon të jetë në detyrë.
“E kush ka një problem me drejtësinë e ka problem të vetin, me avokatët e vet. Unë dhe PS nuk bëjnë avokatinë e askujt. Gjejeni një fjalë timen, ose të kujtdo këtu që ta ketë bërë në rastin e Ballukut, nuk e gjeni dot. Për asnjërin dhe asnjërën. Po do të gjeni fjalë të mia për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, është një paraburgim absurd dhe mbetët një çështje e demokracisë, e kam thënë dhe e përsëris.
Pse? Nuk mund ti marrësh ti kryetarin e zgjedhur dhe t’a paraburgosësh dhe nuk mund të thuash se nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë. Të dyja bashkë janë një nonsens. Por asnjëherë nuk kam thënë asgjë për meritën e çështjes.
Për Ballukun ishte pjesë e një qasjeje të cilën do ta kundërshtojmë me ligj, kemi bërë paketën e masave për paraburgimin. Kemi dyfishin e të paraburgosurve të krahasim me Rusinë. Ne nuk jemi barbarë, patjetër që jemi për hetime dhe gjykime të pavarura, por ka edhe disa balanca dhe liri të njerëzve. Nuk jemi në mesjetë kur turma kërkon gjak. Ligji ka edhe me bij nënash që janë të pafajshëm deri në momentin që gjykohen. Mbajmë në burg pa gjyq edhe turistë të huaj, kalamaj që i kapim me hashash dhe i presim të gjykohen. Paketa e re është në konsultim. Etilda Gjonaj nuk e mori mandatin dhe punon me mua si këshilltare ligjore, është si të kesh një komision ligjesh në godinën e PS, pa orar, koordinon projekte dhe nuk ngurron të falënderojë për mbështetjen që kjo familje i ka dhënë kur ishte e re. Këta janë ata që kanë ardhur dhe këta pyesin se nga vijnë këta. “Jemi socialistë, nga vijnë këta të tjerët”, thonë këta. Këto muaj janë të rëndësishme për të folur për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar. Me ftesën që të gjithë së bashku të mos lejojmë që uji i pisët të mbysë beben, por të kujdesemi të mos hedhim beben bashkë me ujin e pisët, ju falënderoj shumë për vëmendjen”, u shpreh Rama.
Top Channel