Erion Veliaj kërkon largimin e Edi Ramës nga drejtimi i Partisë Socialiste dhe nisjen e procedurës së mocionit të mosbesimit ndaj tij. Nga institucioni i paraburgimit në Fier, kryebashkiaku i Tiranës u ka dërguar me SMS anëtarëve të Asamblesë Kombëtare fjalimin që kishte përgatitur për këtë forum, me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.