“Moment historik për Shqipërinë”, Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për ndryshimin që ka pësuar Shqipëria nga viti 2013.
“Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet europian. Ishin vendbanime pa qytete, aty ku sot njerëzit shijojnë, në turma turistësh, Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë, të gjitha. Aty kishte vetëm parkime të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur, dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti. Si mundet ne t’i harrojmë këto?
Pas atij togfjalëshi, “traktati i anëtarësimit”, nuk jemi vetëm ne këtu. Është një pafundësi njerëzish. Ndër këta, edhe njerëz të administratës së shumë anatemuar, që goditet përditë e përditë, ndërkohë që ka në gjirin e vet mijë e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar.
Si mundet ne të mos shohim pas atij togfjalëshi korridoret e spitalit nën Terezë, me biçikleta brenda? Ecej me biçikletë në korridorin e spitalit. Jo në 1913, por në 2013. Nuk dallohej mjeku, i sëmuri, i afërmi, shitësi i farave apo i të brendshmeve nga kalimtari që përshkonte rrugën nga Bardhyli te rruga matanë, duke u futur mes spitalit. Po shkollat, qindra e qindra
Po shkolla, erdhi një gazetar për të ndjekur flamengot, shkoi në Kamzë, aty ku zakonisht janë kërkuar revolucionarët më të gatshëm për të djehur Tiranën, e kur u takuam më tha, shkollat që kam parë në Kamzë nuk janë në lagjen më të pasur të qytetin tim. Nuk mund t’ju them kush ishte.
Po infrastruktura e Shqipërisë sot, po shërbimet publike të Sh sot, po vetë ku proces për të cilin e kam thënë, unë vetë kam qenë i tmerruar, se edh4e unë vetë isha pre se administrata jonë nuk kishte kapacitete për të përballuar jetën e re. Përballjen e re me Europën”, tha kreu i qeverisë.
Top Channel