Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona: drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi B. O., rreth 42 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin tjetër, shtetasja M. F.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç.
Gjithashtu, pesë persona janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



