Policia ka shoqëruar 12 aktivistë pas incidentit në Manëz, ku makina e kryeministrit Edi Rama u godit me vezë, teksa ai po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS.
Protestuesit hodhen vezë në drejtim të automjetit të kryeministrit, ndërsa kanë lëshuar edhe thirrje kundër tij, mes tyre “Rama burg, Berisha burg” dhe “Ju erdhi fundi!”.
Pas ngjarjes, uniformat blu kanë ndërhyrë duke shoqëruar 12 aktivistë në komisariat.












