E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

“KE po harton Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, Rama në Asamblenë e PS: Ndodhemi në pikën më të lartë si shtet

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka vënë në dukje rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama e cilësoi këtë një rekomandim historik, duke theksuar se për herë të parë shfaqet shprehimisht togfjalëshi “Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Sipas kryeministrit, ky rekomandim konfirmon drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Në raportin më të fundit për zgjerimin, Komisioni Europian ka shkruar një frazë e cila nuk ka zënë vend, në kushtet kur vendi po jeton një presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste, të nisur për arsye të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune kundër qeverisë në dukje, por në fakt kundër mënyrës se si ne duam që Shqipëria të shkojë përpara.

Komisioni Europian ka bërë një rekomandim historik për Shqipërinë, që në vetvete është konfirmimi më i padiskutueshëm që vendi ecën në drejtimin e duhur, por edhe i ndodhjes së Shqipërisë në pikën më të lartë si shtet dhe i shoqërisë në ngjitje drejt shteteve europiane.

Reklamë

I rekomandohet Këshillit Europian të nisë gjatë vitit 2027 përgatitjet për të hartuar Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Dua ta dëgjojë çdo shqiptar dhe shqiptare. Është një togfjalësh që shfaqet për herë të parë: Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne. PS, me besimin e shqiptarëve.

E paarritshme deri dje, por sot e prekshme.“, tha Rama

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.