Vendosni fjalën kyçe....

12 aktivistë shoqërohen nga policia pasi hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manzë



12 aktivistë janë shoqëruar nga policia në zonën e Manzës, pasi hodhën vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, teksa kreu i qeverisë po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohej Asambleja e Partisë Socialiste.

Një grup protestuesish i kishte zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës. Në momentin që automjeti i Ramës kaloi, ata hodhën vezë në drejtim të tij.

Pas incidentit, 12 aktivistët u shoqëruan nga policia. Ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që mund të ngrihen ndaj tyre.

Ngjarja ndodhi në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po zhvillohet mes zhvillimeve dhe debateve të fundit brenda Partisë Socialiste.