Nga Asambleja e PS kryeministri Rama ka caktuar edhe drejtuesit e rinjë politikë për PS për Tiranën. Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.
Ky ishte një prej skenarëve të paralajmëruar më herët në kuadër të riorganizimit të strukturave socialiste përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Ndryshimet po bëhen të ditura teksa Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë, ndërsa pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.