Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministrja, Albana Koçiu, do të jenë drejtuesit politikë për Tiranën.
Kjo është konfirmuar për SYRI TV nga burime brenda Asamblesë Socialiste.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës dhe ka caktuar në vend të tij Ervin Demon dhe Albana Koçiun.
Ministri i Brendshëm ishte arkitekti i dhunës brutale policore mbi protestuesit në Tiranë. Ndërkohë emri i tij ishte diskutuar si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, por sondazhet e brendshme të PS e nxirrnin atë shumë keq.
Mbledhja e Asamblesë së PS po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Edi Rama ka urdhëruar të pranishmit edhe të fikin celularët.
Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialsite, Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës. Por ky i fundit e shkarkoi nga drejtimi politik i Qarkut të Tiranës.
Bashkë me Veliajn, ikën nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë edhe Taulant Balla. Ndërsa Ogerta Manastirliu s’do të jetë më në drejtimin politik të Bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e pati propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntor 2025.
© SYRI.net