Argjentina humb ndeshjen e parë pas largimit të Messi-t, tifozët bojkotojnë “Bombonera”-n
Ndeshja e parë pas largimit të Messi-t ka qenë e hidhur për Argjentinën, e cila u mposht natën mes të premtes dhe të shtunës në miqësoren e zhvilluar kundër Uruguajit të Forlán.
Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e dytë falë autogolit të Belerdi-t (48’) dhe një goli të Araujo-s (53’). Ndërsa golin e nderit për Argjentinën e shënoi Alvarez në të 73’.
Lajmi i mbrëmjes nuk ishte vetëm humbja e Argjentinës, por edhe stadiumi gjysëm i boshatisur. Tribuna plotësisht të zbrazëta, një heshtje që rrallë shihet në stadiumin e Boca-s dhe një atmosferë e ftohtë pavarësisht temperaturës 25 gradë, në një natë që, në teori, duhet të kishte qenë ideale për të shijuar një ndeshje të shkëlqyer.
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) vendosi çmime të kripura, duke filluar nga 55 deri në 170 euro. Megjithatë, seksioni me çmimet më të përballueshme as nuk u hap. Kjo ishte absurde për një pjesë të madhe të popullsisë argjentinase, e cila ishte tashmë e ngopur me miqësoret e fundit kundër ekipeve të dobëta.
Për më tepër, për ta bërë edhe më të vështirë për çdo tifoz të gatshëm të paguante, biletat mund të bliheshin vetëm personalisht dhe duhej të merreshin në stadiumin e Huracán jo më vonë se një ditë para ndeshjes. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




