Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,
Në nisje të mbledhjes, Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.
“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama.
Mbledhja e Asamblesë vjen mes një përplasje të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një letër drejtuar të gjithë anëtarëve, i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Për këtë të fundit thotë se po kthehet në pengesë për reformimin e PS.
© SYRI.net