Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit publik në nisje të Asamblesë së PS-së



Ka nisur punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe situata brenda mazhorancës.

Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama kërkoi ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se dëshironte të zhvillonte fillimisht një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e PS”, u shpreh Rama.