Xhud Bellingham zbuloi kaosin në grupin e ‘WhatsApp’-it të Real Madridit, kur planifikohet një organizim për të dalë në mbrëmje.
Ylli anglez duke buzëqeshur tregoi se si është e vështirë që propozimet e përputhen.
‘Grupi i ‘WhatsApp’-it të Real Madridit është më i zhurmshmi. Kur planifikojmë të organizojmë një darkë me të gjithë skuadrën dhe përpiqemi të biem dakord për orarin dhe restorantin, është gjithmonë shumë argëtuese të shohësh se çfarë mendimi ka secili.
Është një rrëmujë e vërtetë kur përpiqemi ta organizojmë, sepse secili ka idenë e vet për atë që dëshiron të hajë dhe për orarin. Disa lojtarë kanë fëmijë dhe për ta orari i propozuar është tepër i vonë.
Për mua është e thjeshtë, por është shumë zbavitëse të shoh se si vazhdojnë diskutimet mes tyre’, u shpreh Bellingham.
© SYRI.net
‘I shkreti mbrojtësi serb’, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës
Liga e Kombeve, rezultatet e mbrëmjes: Islanda shkëlqen me pesë gola, fitore për Skocinë dhe Andorrën
Dortmundi nuk rinovon kontratën me sponsorin e armëve, vendimi vjen pas protestave të tifozëveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: