Plagosën rëndë 38-vjeçarin me sende të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar.
Policia bën me dije se ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”.
Në pranga ka rënë shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku 23-vjeçari, së bashku me vëllanë e tij, J. Gj., 31 vjeç, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. Gj., 38 vjeç.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 31-vjeçarit, i cili është ende në kërkim.




