Policia Rrugore e Shkodrës ‘zbret’ në terren, 4 të arrestuar dhe 2,006 masa administrative në dy javë
Policia e Shkodrës ka intensifikuar monitorimin e të gjitha akseve të qarkut me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë dy javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
* 48 masa për parakalime të gabuara;
* 478 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
* 15 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
* 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
* 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 30 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
* 5 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
* 1069 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
* 311 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjithashtu apelon drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.




