Policia heton një rast të vdekjes në Klinë, shkoi për trajtim në QKMF në Klinë dhe iu keqësua gjendja
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në grua është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja.
Në raporton policor thuhet se viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete
“Klinë 13.11.2026 – 13:45. Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/




























