Nën hetim lidhjet e kompanive të Alice Huang me Huawei-n, skandali përfshin edhe drejtimin e Nvidia-s

Hetimet për skandalin që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia janë zgjeruar te aktiviteti i Alice Huang, 42 vjeçe. Lidhjet e saj të biznesit me kompani që kanë bashkëpunuar me Huawei-n, rivalin kryesor të Nvidia-s në tregun kinez, kanë ngritur pyetje për rolin që mund të ketë pasur në marrëdhëniet tregtare mes kompanive amerikane dhe kineze.

Pekini i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh. Deri tani, nuk ka prova që mikroçipat e Nvidia-s të jenë transferuar në mënyrë të paligjshme te Huawei.

Të lidhura

None found

Një hetim i kompanisë private të inteligjencës Tesari, i publikuar nga CNBC, tregon se Alice Huang ishte bashkëpronare e kompanisë investuese Shanghai Hexi që prej vitit 2016. Hexi kishte interesa në teknologji dhe në qendra të dhënash.

Në vitin 2021, Shanghai Hexi bleu 27% të aksioneve të Shanghai Century Longteng dhe i zotëroi ato deri në vitin 2024. Longteng kontrollon 50.1% të qendrës së të dhënave Shenzhen Yifeng Technology, klienti kryesor i së cilës ishte Huawei Cloud.

Hexi kishte garantuar edhe kreditë me të cilat u financua kjo njësi. Një tjetër lidhje kalon përmes Kang Wei, bashkëshortit të Alice Huang dhe themeluesit të Hexi: në vitin 2022, ai mori një pozicion drejtues në Longteng dhe mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Huawei-n.

Në vëmendje të hetuesve është edhe Megaspeed, kompani me seli në Singapor që jep me qira kapacitete kompjuterike të bazuara në procesorët e Nvidia-s. Alice Huang mbajti postin e drejtoreshës ekzekutive të saj nga marsi deri në nëntor të vitit 2023.

Analistët vlerësojnë se Megaspeed është bërë një prej blerësve më të mëdhenj të mikroçipave të Nvidia-s në Azi, me blerje mbi 4 miliardë dollarë. Hetuesit po verifikojnë nëse rrjeti i kompanive të lidhura me Alice Huang ka luajtur rol në shitjet e mikroçipave drejt Kinës, vlera e të cilave përmendet deri në 7.5 miliardë dollarë.

Zhvillimet kanë prekur edhe drejtimin e Nvidia-s. Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë, ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij pas 33 vitesh në krye të gjigantit teknologjik. Drejtimin e përkohshëm pritet ta marrë drejtoresha financiare Colette Kress, ndërsa Harvey Jones do të marrë postin e kryetarit të bordit drejtues.

Reuters ka raportuar gjithashtu se Jensen Huang dyshohet të ketë pasur marrëdhënie me një tjetër punonjëse të kompanisë. Më parë, në këtë histori ishin përmendur Alice Huang dhe Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia-s për sektorin e shëndetësisë.

Pas kërkesave të ligjvënësve për shpjegime, Jensen Huang ka pranuar të dëshmojë me dyer të mbyllura përpara Kongresit amerikan. Seancat pritet të mbahen para komisioneve që mbulojnë politikën e jashtme, inteligjencën dhe marrëdhëniet me Kinën.


Shtuar më 14.11.2026 08:41

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş