Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas njoftimit të dërguar anëtarëve.
Të gjithë në PS janë me vesh në krah se çfarë do të ndodhë në Asamble, edhe Erion Veliaj me sy e veshë në Lalz do të jetë nga qelia e tij në Fier. Nuk dihet nëse kryeministri do të shkojë me shpatë në dorë si Gjergj Kastriot-Skënderbeu apo do të bëjë thirrje për bashkim e solidaritet para zgjedhjeve vendore.
Gjithçka mund të ndodhë, ndonëse sot asamblistët nuk “jetojnë” në Tironë! Mësohet se Elisa Spiropali do të flasë hapur dhe ashpër në Asamble. Po kështu burime të rezervuara thanë se mundet që kryeministri të provokojë për të parë kush janë kundër tij dhe me pas “shpata” pret në ditët në vijim. Siç edhe thuhet se Edi Rama do të testojë kush janë me të nga radhët “kundërshtare” që kanë lëvizur si “ngjalat” duke i bërë ministra pas disa ditësh.
