Pensioni i fshatit, afati po afron! Ja si mund të blini vitet e munguara të sigurimit

Banorët e fshatit që zotërojnë tokë bujqësore kanë një mundësi për të shlyer kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore pa kamatëvonesa dhe penalitete.

Sipas skemës, fermerët në zonat fushore duhet të paguajnë 38,400 lekë në vit, ndërsa ata në zonat malore 29,400 lekë.

Lehtësia përfshin detyrimet e periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2024. Kushti kryesor është që pagesa e kontributeve të kryhet e plotë deri më 31 dhjetor 2026.

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha shpjegon se kjo është një mundësi për fermerët që të mbyllin detyrimet e prapambetura duke paguar vetëm vlerën bazë, pa interesat dhe gjobat e akumuluara.

Përfitimi nuk lidhet vetëm me shlyerjen e borxheve, por edhe me plotësimin e viteve të sigurimit që ndikojnë në të drejtën për pension dhe mbulimin shëndetësor.

Pas përfundimit të afatit, detyrimet që nuk janë shlyer do të mbeten aktive.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri